Gjermanët shqetësohen për reaktorin e vjetër Belg

0

Vjetërsia e një impianti bërthamor belg ka shqetësuar qytetin Aachen në Gjermani, aq sa autoritet kanë nisur t’u japin rreth 500 mijë banorëve që jetojnë përreth tij tableta jodi.

Banorët mund të regjistrohen në faqen zyrtare të qytetit për të marrë kuponat, për të siguruar falas  tabletat, pasi sasia e shtuar e jodit mund të reduktojë rrezikun e tumorit në gjendrat tiroide, pas ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv.

Në Gjermani kohët e fundit ka pasur protesta për impiantin bërthamor “Tihange” në Belgjikë, që ndodhet rreth 70 km larg Aachenit, qytet shumë pranë kufirit belg.

Reaktorët atje, por edhe në impiantet e tjera bërthamore belge, si në Doel pranë Antwerpenit, janë mbyllur shpeshherë për arsye sigurie.

Belgjika ka në total 7 reaktorë bërthamorë dhe Agjencia federale Bërthamore e Belgjikës (AFCN), thotë se kontrollet shkencore ndaj çarjeve tejet të vogla në reaktorë, të kryera edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, shprehen se nuk ka rrezik rrezatimi.

Gjermania synon t’i mbyllë të gjithë reaktorët e saj bërthamorë deri në vitin 2022, ndërsa Belgjika planifikon të mbyllë “Doel 3” në vitin 2022, “Tihange 2” në vitin 2023 dhe pesë të tjerat në vitin 2025.

Autoritetet gjermane kanë nxitur Belgjikën të përshpejtojë planin e nxjerrjes së tyre nga përdorimi, pasi në  vitet e fundit, atje ka pasur shpesh mbyllje të reaktorëve, për shkak të rrjedhjeve dhe zbulimit të mikroçarjeve në disa njësi reaktorësh.

Por lëvizja e Aachenit, për të shpërndarë tableta jodi, është shumë e pazakontë, pasi një gjë e tillë ndodh zakonisht vetëm në raste emergjente.

Tabletat funksionojnë për të ngopur gjendrat me jod, në mënyrë që lëndët radioaktive që shkaktojnë kancer të mos munden të hyjnë atje.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.