Gega, thyen rekordin kombëtar 28-vjeçar

0

Atletika Luiza Gega, vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar.

Ajo ka shkruar emrin psërish në librin e rekordeve të atletikës kombëtare, duke thyer një të tillë që nuk thyhej prej 28-vitesh.

Gega ka thyer rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46 minuta e 01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në një garë ndërkombëtare në Greqi.

Luiza Gega e ka thyer atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.

Gega ka thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave, në qershorin e vitit 2014.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.