Gazetarja që raportoi e para në L.II B, feston 105-vjetorin

0

Gazetarja e cila ishte e para që raportoi nga terreni i Luftës së Dytë Botërore ka festuar sot ditëlindjen e saj të 105-të.

Kur Clare Hollingworth nisi raportimin ishte 27-vjeç dhe kishte vetëm 3 ditë që punonte për “The Telegraph”.

Britanikja u dërgua në Poloni më 31 gusht të vitit 1939 për të raportuar mbi përshkallëzimin e konflikteve në Europë, ndërsa arriti që të siguronte një makinë dhe një shofer për një mision faktmbledhës në Gjermani.

Gazetarja më vonë ka raportuar mbi konfliktet në Palestinë, Algjeri, Kinë e Vietnam, ndërsa në vitin 1946 i mbijetoi sulmit me bombë ndaj hotelit “King David” në Jeruzalem, ku vdiqën 91 vetë.

Clare Hollingworth. që ka ndihmuar qindra njerëz të shpëtojnë nga ushtria e Hitlerit e festoi ditëlindjen e saj në Hong Kong. Një nga njerëzit e shpëtuar i dërgoi një mesazh urimi, thuajse 80 vite më vonë.

Përpos ditëlindjes së gazetares heroinë familja festoi edhe publikimin e librit të ri të stërnipit të saj Patrick Garret mbi fatet dhe luftën, i cili rrëfen edhe histori të Clare Hollingworth.

“Ajo është e mrekullueshme, shumë e talentuar, kaq e fortë, një personalitet i fuqishëm. Mbi të gjitha është një njeri, të cilin nuk e ndalon dot”, shprehen familjarët e britanikes.

Clare Hollingworth

Clare Hollingworth

Clare Hollingworth

Clare Hollingworth

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.