Gazetari italian bën ‘lëmsh’ deklaratat për Tahirin

0

Gazetari italian, Daio De Luca i ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratat e tij të bëra në këto dy ditë në dy media të ndryshme në Shqipëri.Në një lidhje telefonike për News 24 gazetari u shpreh se Habilajt në përgjime kur flasin për “Saimirin” i referohen ish-ministrit të Brendshëm.

Por vëtëm dy ditë më parë në lidhje live për Top Story ku ishte i ftuar edhe vetë ish- ministri, gazetari deklaroi se bëhej fjalë për shoferin e kamionit.

Ja çfarë tha ai dy ditë më parë, për Top Story:

Balla: Nga përgjimet, nga ajo që ju dini, rezulton se duhet të jetë nën hetim edhe Saimir Tahiri.

De Luca: Duke lexuar aktet e hetimit, sipas meje s’ka supozime për një hetim. I referohen atij në dy raste, por Saimiri që citohet në një pasazh tjetër është një kamionist. Nuk dihet asgjë se për çfarë detyrash.

Balla: Vetëm dy herë?

De Luca: Po. Saimiri citohet në letrat e hetimit në disa pasazhe.

Balla: Për të qënë sa më specifik, ish-ministri d.m.th?

De Luca: Po, ish-ministri. Ai citohet në disa pasazhe. Në njërin pasazh, u referohen parave dhe ata thonë Saimir, flasin për Saimirin dhe sipas Guardia Di Finanzia, ky Saimiri është ish-ministri. Në një pasazh tjetër, i referohen gjithnjë këtij emri, por identifikohet si një kamionist, shoferin e një kamioni.

Balla: Është ai?

De Luca: Nuk duhet të jetë ai.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.