FSHF-së për tenativën e trukimit të ndeshjes Partizani-Kukësi

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka reagur pas publikimit të video-skandalit nw emisionin “Fiks Fare” ku menaxheri Drini Çaushi i kërkon fmesfushorit të Partizanit, Emiljano Vilës të tolerojë në ndeshjen kundër Kukësit.

Në një postim të bërë në faqen web të FSHF-së thuhet se ky veprim dënohet me forcë dhe se Drini Çaushi nuk është pjesë e asnjë shoqate ose klubi shqiptar dhe nuk ka lidhje me asnjë strukturë të FSHF-së.

FSHF, thekson se distancohet nga kjo tentativë për trukimin e ndeshjes Partizani-Kukësi dhe bën thirrje që ky rast të denoncohet në organet kompetente nga klubi i Partizanit dhe mesfushori Vila.

Postimi i FSHF-së në faqen zyrtare fshf.org
“Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila. Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t’i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëherëshme.”

Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës.

Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje i ofron edhe parà, duke i përmendur emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxherit të përgjithshëm Naim Halili dhe presidentit Safet Gjici.

Menaxheri, që prezantohet në bisedën telefonike me futbollistin e Partizanit me emrin Drini, këmbëngul disa herë që biseda e tyre të kryhet nëpërmjet një programi që nuk mund të regjistrohet dhe përgjohet.

Ndër të tjera, ai mundohet ta bindë lojtarin edhe me faktin që, sezonin e ardhshëm, do ta largojë nga klubi kryeqytetas për t’i dhënë mundësinë që të luajë në Greqi, me Korfuzin. Menaxheri duket qartë se kërkon medoemos fitoren e ndeshjes, e cila për këto dy ekipe ishte si një finale, pasi kush fitonte dilte në vend të parë. Gjatë bisedës, ai i kërkonte mesfushorit të Partizanit që të bisedojë edhe me shokët e tij, që gjatë ndeshjes ta tolerojnë skuadrën e Kukësit, e cila duhet të dalë kampione.

Këto tentativa realizohen në një moment kur ndeshja po vëzhgohej nga shumë menaxherë të klubeve të Europës.

Por kjo nuk është hera e parë, që ka akuza për manipulime ndeshjesh, ndërkohë që deri më sot është dënuar vetëm Skënderbeu nga UEFA.

Rreth një vit më parë, Komisioni i Etikës në UEFA nxori një raport zyrtar, duke ngritur dyshime për ndeshje të trukuara të ekipeve të kampionatit shqiptar gjatë periudhës 2010-2016. Në këtë raport ishin 16 klube, me të cilat Skënderbeu kishte realizuar 41 ndeshje të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, por sipas UEFA-s, kishte dyshime të forta për trukime.

Skuadra që përmendeshin ishin Laçi, Kastrioti, Kukësi, Vllaznia, Shkumbini dhe Dinamo. Madje Kukësi përmendej 3 herë.

Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve, i krijuar në vitin 2009 nga UEFA si kundërpërgjigje për rritjen alarmuese të numrit të ndeshjeve të manipuluara në kompeticionet europiane si dhe ato kombëtare, ka konfirmuar në bazë të të dhënave statistikore dhe modeleve matematikore të përdorura nga ky sistem, se klubet shqiptare kanë qenë vazhdimisht të përfshira në trukimin e ndeshjeve në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Duke u bazuar në këtë raport, UEFA vendosi të dënojë Skënderbeun me pezullim për një vit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, si dhe 100 mijë euro gjobë, por nuk gjeti fakte për dënimin e ekipeve të tjera, pavarësisht se gjobiti lojtarë të ekipeve shqiptare si të përfshirë në aktivitetin e trukimeve.

Pas këtyre akuzave, në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria nisi një hetim dhe kërkoi nga Federata Shqiptare e Futbollit raportin e UEFA-s për trukimin e ndeshjeve në Shqipëri, por edhe të dhëna në QKR dhe në Tatime mbi kompanitë e basteve në Shqipëri.

Ja biseda e menaxherit të futbollistëve, Drini Çaushi, dhe mesfushorit të Partizanit, Emiljano Vila:

Futbollisti: Lali ca bone?

Drini: Mirë rrusho, si ja çove ti?

Futbollisti: Hiç mirë, ça bone ti?

Drini: Hë mo zemra,  Ku je ti, në shpi je?

Futbollisti: Jo, në dhomë jam.

Drini: Po pse ça, ju kanë mbajt në grumbullim e?

Futbollisti: Po në grumbullim jemi ne. Ça bone?

Drini: Ëëë nuk ke ik në shtëpi fare?

Futbollisti: Po dje isha në shpi. Tashti erdha.

Drini: Thash se ishte, po mir mo, ti qenke aty s’flet dot se je me njerëz a më kupto.

Futbollisti: Ë, jo mo tani vetëm jam.

Drini: Je vetëm?

Futbollisti: Vetëm në dhomë jam.

Drini: A në rregull, vetëm, dëgjo lalin tat. Me dy llafe që mos të zgjatemi shumë.

Futbollisti: Po.

Drini: Ashtu, përderisa po të folsha për punën e derbit besoj e kuprove çik paak a shumë. Muhabetin. Tashti krahu tjetër, prandaj të thash futu se këtu s’na dëgjon asnjeri.

Futbollisti: E marr vesh.

Drini: Krahu tjetër më ka thon, Në qoftëse, atë ditë që u ulëm unë, ti dhe…

Futbollisti: Po.

Drini: Ishte ai menaxheri i Kuksit. Naimi. Ashtu. Ai tani i ka thënë atij të madhit,  Drini i njef ato, Drini flet, muhabet me ato. Ai më çoi mua mesazh, edhe më çoi këtu te “IMO” , më mori vet i madhi pastaj.

Futbollisti: Po.

Drini: Edhe më tha,  Fol tha, boni, sa duan,  a kupton, të na tolerojnë. Të na tolerojnë, jo të bëjnë gjëra që të duken, a më kupton, të na tolerojnë. Tani, shif vet, më thuj, edhe të veprojmë. Ti, këtë që do të them tani , nuk ta them për kundra peshë.

Futbollisti: E marr vesh.

Drini: Po thonë që 90% ti je i ik aty, ( Partizani). A kupton vëllain? 90%. Ashtu. Ti do vish këtu, te Korfuzi, po ta thotë vëllai jot,se unë të du me shpirt  Nuk du me mor lek. 2 lek me ty. Po ta peësëris edhe njëherë, shif ça çuni është Drini. Nuk po ta them për kundrapeshë, që ooo po të premtoj ty këtu ee , ti bo këtë. Ashtu, ti si anej, si knej ti do marësh. Më thuj, ça ti them, menoje njëherë,  menoje po të duash e ma ço me mesazh.Drino thuj, kshu, këtu këtu. Thuj kaq, bën kaq. Më tha, aman tha ma boj këtë. Ai është çmend tani, ai do me dal patjetër kampion. A më kupton?
Futbollisti: E marr vesh, e marr vesh.

Drini: Ashtu. Më tha, thuji atij mikut tat, nëqoftë se ka ndonjë njeri tjetër.A më kupton. Të hapin gojën, ça është me i dhonë, t’ja japim. Safeti tha. Kjo është muhabeti zemra.

Futbollisti: Mirë do.

Drini: Dëgjo tashti, mos më jep përgjigje menjëherë,  Sa më shpejt aq më mirë, menoje njëherë,  edhe më thuj.

Futbollisti: Mirë Drino mir në rregull.

Drini: Jam tamam apo s’jam tamam.

Futbollisti: Ok, hajd do të marr unë pastaj prapë, do të marr unë kur të jem vetëm prap.

Drini: Ashtu të marrsha të ligat.

Futbollisti: Mirë lali.

Drini: Mirë, shif situatën vet, ai nuk tha jo të bëjnë gjëra që duken, ashtu tolerim, a kupton vëllain.

Futbollisti: Mir o Drin do të bëj tel.

Drini: Se unë të du me shpirt ty, a kupton ore?

Futbollisti: Po s’bëhet llaf o burrë.

Drini: Ashtu, as nuk dua, po ta them dhe këtë Drini, o lal unë s’dua as të keqen tate, asnjigjo.

Futbollisti: Normale, normale.

Drini: Shif e boj vet. Të erdhi topi, mere shty anej, ku di me shty anej, e di vet mënyrën ti. A kupton, tolerimin.S’po thot tjetri ik shko e ik më bëj penallti, tolerim o vëlla. A kupton.

Futbollisti: E marr vesh. Mir mo gjithsesi do të bëj, do flasim pastaj prap ne. Do të bëj prap telefon lali.

Drini: Ti e di, mir zemra?

Futbollisti: Mir zemra, mir. Në rregull.

Drini: Vetëm mos mu vono se edhe ai po më pret mu.

Futbollisti: Jo, jo do të marr prap  pastaj në telefon.

Drini: Hajde ciao.

Futbollisti: Mir lali ciao.

fshf
Postimi i FSHF-së në faqen zyrtare të web-it, fshf.org

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.