FSHF mbyll dokumentacionin e klubeve që do marrin pjesë në Kupat e Europës

0

Federate Shqiptare e Futbollit ka mbaruar përfundimisht dokumentacionin për klubet shqiptare potencialisht të mundshme për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Ndryshimet e kritereve të licensimit e kanë komplikuar ndjeshëm procesin dhe e ka bërë atë më strikt se sa në edicionet e shkuara.

Pas direktave të Uefa-s sekori i licensimit në FSHF në 4 muajt paraardhës ka kryer të gjithë dosjet përkatëse dhe sot 6 ekipe nëse do kenë mundësi sportive do luajnë në Europë. Skëndërbeu, Partizani dhe Kukësi janë zyrtarisht në turnetë europianë. Kukësi do luajë në ligën e kampioneve ndërsa Partizani dhe Skëndërbeu në Europa Ligë. Luftëtari, Vllaznia dhe Tirana kanë marrë gjithashtu ok që nëse do kenë shanse sportive të luajnë në Europa Ligë.

Tirana megjithëse me vështiësi ka arritur të licensohet. Bardheblutë e kanë humbur të drejtën në analizën e parë të licensimit por në kohë rekord e kanë apeluar këtë analizë dhe kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në apel. Burime pranë Fshf-së bëjnë me dije se borxhet e së shkuarës që klubet mund të kenë me individë apo subjekte nuk janë arsye për të mos marrë pjesë, por minimalisht duhet që këto borxhe të njihen nga klubet me marrëveshje përkatëse likujdimi.

Strukturat e klubeve, të punësuarit, ekipet zinxhir, stadiumet ku do luajnë, marrëdhënia që kanë me bilancet dhe me tatimet kanë qënë temë të nxehta për klubet që në fund kanë rezultuar të suksesshme në favor të tyre. Një nga temat më të diskutuar në ditët e fundit ka qënë pjesëmarrja apo jo e Skëndërbeut në Europa Ligë. Kjo pikë duhet sqaruar. Përvecse nuk ka asnjë dënim nga Uefa për 2017-2018, klubi korcar gjithashtu ka marrë Ok e dosjes së licensimit në të gjitha kriteret dhe zyrtarisht për momentin ata janë pjesë e europa ligës.

E vetmja pikë që mund ta kompromentojë pjesëmarrjenë është një vendim i mundshëm I Komisionit të Etikës në federatën shqiptare të futbollit pas vendimtit të shkuar të Uefa-s për mos pjesëmarrje të bardhekuqve edicionin e shkuar. Prej 45 ditësh komisioni I etikës ka hapur një hetim për dosjen Skëndërbeu dhe herët a vonë duhet marrë një vendim. Vendimi duhet parë se cfarë do përfshijë, sepse mund të mos prekë meritat sportive të këtij edicioni dhe mund ti përqaset së shkuarës dhe sezoneve që janë përfshirë në dosjen e Uefa-s.

Derisa ky vendim të dalë, zyrtarisht nuk ka asnjë anulim të pjesëmarrjes së korcarëve në Europa Ligë. Teorikisht janë shumë skuadra në garë për vendin e katërt që do luajë në Europa Ligë. Nëse Tirana fiton Kupën e Shqipërisë atëherë nuk ka asnjë diskutim se kush do jetë ekipi i katërt, në të kundërt vendi i katërt në kampionat, për momentin Luftëtari, do luajë në turin e parë të Europa Ligës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.