Forumi Kombëtar i Serbisë kritikon Listën Serbe për “Trepçën”

0

Anëtarët e Forumit kombëtar serb i kanë kritikuar ashpër deputetët e Listës Serbe për siç kanë vlerësuar ata “se nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar konfiskimin e Trepçës”.

Sipas këtij forumi, deputetët serbë janë “poshtëruar në mënyrë të rregullt”, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për Trepçën, meqë sipas tyre kështu e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe se kanë aktruar veçanërisht në mënyrë të diskredituar, duke e luajtur rolin e të ofenduarve, raportojnë mediet serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Zotërinj të Listës Serbe, ju keni të drejtë të jeni të marrë dhe të paarsimuar, por vetëm për qëllime private. Nuk e keni mandat për t’i përdorur aftësitë tuaja që ta bëni të palumtur popullin dhe shtetin tonë. Ato mbajini për veti”, thuhet në deklaratën këtij forumi.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.