Formulari për të tërhequr dosjen në ATP nga ish pronarët

0

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar formularin tip, që duhet të plotësojnë pronarët që kanë dosjen në shqyrtim ose që kanë marrë një vendim njohjeje për të marrë informacion në lidhje me “stadin” ku ndodhen procedurat. Lëshimi i kopjes së dokumentacionit, i cili mund të përdoret edhe për gjykatë në rastet kur pronari ka kundërshti me vendimin e ATP-së merret brenda 10 ditësh, ndërsa kostoja është 20 lekë për çdo faqe.

KËRKESA

Subjektet që kanë një dosje pranë ATP dhe i nevojitet kopje e dokumentacionit që gjendet në dosjet e tyre mund të dërgojnë kërkesë sipas formularëve bashkëlidhur, të cilët mund t’i printoni dhe dërgoni me postë, ose t’i plotësoni pranë Agjencisë. ATP bën të ditur se pronarët duhet të paraqesin: fotokopje e kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie (kopje origjinale/noterizuar), prokurë (origjinale/ noterizuar), kopje vendimi ish-KKP/AKKP (nëse ka) dhe dokumente të tjera në rast se ka.

PROCEDURA

Subjekti plotëson kërkesën e tij për lëshim kopjeje dokumentacioni/vendimi pranë Zyrës së Marrë- dhënieve me Publikun, në ATP ose e dërgon me postë duke bërë kujdes në të dhënat që vendos dhe paraqitjen e dokumenteve të kërkuara. Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, afati për shqyrtimin e një kërkese është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë ATP. Subjekti paraqitet pranë Zyrës se Financës, ATP, për të paguar tarifën përkatëse në varësi të faqeve të dokumentacionit të kërkuar. Kjo tarifë është 20 lekë për faqe deri në 100 faqe dhe 2,500 lekë për mbi 100 faqe.

INFORMIMI PËR ECURINË

Të gjitha subjektet që kanë një dosje pranë ATP dhe kërkojnë informacion në lidhje me ecurinë e dosjes së tyre mund të dërgojnë kërkesë sipas formularëve bashkëlidhur, të cilët mund t’i printoni dhe dërgoni me postë ose t’i plotësoni pranë Agjencisë. Subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në ATP ose e dërgon me postë duke bërë kujdes në të dhënat që vendos dhe paraqitjen e dokumenteve të kërkuara. Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, afati për shqyrtimin e një kërkese është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë ATP.

Kërkesat e pronarëve

INFORMACION MBI DOSJEN

Dokumentacioni që duhet të paraqisni:

  1. Formulari-tip
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Kopje vendimi nga ish-KKP/AKKP (nëse ka)
  4. Dokumente të tjera

 

LËSHIM DOKUMENTI

  1. Plotësimi i formularit për lëshim dokumenti
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Dëshmi trashëgimie (kopje origjinale/noterizuar)
  4. Prokurë (origjinale/noterizuar)
  5. Kopje vendimi ish-KKP/AKKP (nëse ka)
  6. Dokumente të tjera

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.