Formacioni i sotëm me mungesa i Shqipërisë kundër Spanjës

0

Shqipëria luan sot në Spanjë ndeshjen e 9 në Grupin G të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Të besuarit e Kristian Panuçit do të kenë një mision shumë të vështirë përballë një skuadre që sot në rast fitoreje pret zyrtarisht biletën e kualifikimit në Botëror. Takimi i parë në Shkodër u mbyll me fitoren e spanjollëve 0-2.

Të dy ekipet kanë një numër të madh mungesash për pezullime dhe dëmtime. Trajneri Kristian Panuçi ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime duke hedhur në fushë një skuadër me formacionin 5-3-2. Ai ka ulur në stol kapitenin Agolli dhe sulmuesin Sadiku, ndërkohë që nga fillimi e nisin Balliu, Memolla, Veseli, Grezda dhe Llullaku. Shiritin e kapitenit të kuqezinjve sot e mban portieri Etrit Berisha.

Dy risi në formacionin titullar të Spanjës për ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë. Trajneri Lopetegui ka zbritur në fushën e lojës mbrojtësin 21-vjeçar të Sociedadit, Odriozola dhe sulmuesin Rodrigo. Ditën e djeshme ai kishte provuar Azpilikuetën në të djathtë dhe Adurizin në majën e sulmit, por në minutat e fundit vendosi të bënte këtë ndryshim për të hedhur në fushë 2 të rinj.

20:45 | SPANJË – SHQIPËRI

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.