Forcat ushtarake irakiane avancojnë drejt qendrës së qytetit Tal Afar

0

Forcat ushtarake irakiane kanë avancuar drejt qendrës së qytetit Tal Afar, të pushtuar prej Shtetit Islamik, pasi siguruan fillimisht rrethinat.

Sipas një deklarate të Komandës së Bashkuar të Operacioneve të Irakut, pas një ofensive gjashtë-ditore, forcat irakiane çanë vijën e ISIS-it, duke rimarrë lagjet Nida’ dhe Taliaa në pjesën veriore të qytetit Tal Afar dhe duke lëvizur në vijim drejt qendrës.

Gjeneral Brigade Haider Fadhil, i Forcave Speciale të Irakut, tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ofroi mbështetje ajrore, ndërsa forcat irakiane lëvizën drejt qendrës së qytetit.

Ai tha se luftimet me xhihadistët e ISIS-it janë ende duke u zhvilluar.

Thyerja e vijës së ISIS-it vjen vetëm një ditë pasi zëdhënësi i Ushtrisë Amerikane, Ryan Dillon, tha se forcat irakiane patën rrethuar plotësisht luftëtarët e ISIS-it në Tal Afar dhe se xhihadistët po humbisnin.

Qyteti Tal Afar është një ndër bastionet e fundit që ISIS-i kontrollon në Irak. Qyteti ndodhet rreth 150 kilometra larg kufirit me Sirinë./

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.