FLUTURON, FLUTURON, BËËËËZ…MONIKA!

0

FLUTURON, FLUTURON, BËËËËZ…MONIKA!

Fejton

Nuk e di në se ky brezi i ri, moshë gjimnazi apo universitare, mblidhen dhe qeshin sa zbërthehen brinjësh me atë lojën…fluturon, fluturon…
Po e përcjell në kujtesë të brezit tim…
Mblidheshim dhe njeri hidhte lart fjalën fluturon, fluturon…
Lojtarët, sapo drejtuesi të thoshte fjalën, me të shpejtë do të ngrinin dorën lart si shenjë fluturuese ose nuk do të lëviznin as gishtin si shenjë jo fluturuese.
Dhe ndodhte që drejtuesi të thoshte…
Fluturon, fluturon…gomari…
Ai që ngrinte dorën apo lëvizte qoftë gishtin e vogël, mes të qeshurash dënohej me largim nga loja.
Kështu vazhdohej derisa mes të qeshurave të shpallej fituesi…
Kjo lojë rinore më erdhi në kujtesë të enjten tek dëgjoja lëçitësit e letrave në Kuvend.
Lëçitnin për ndihmën sociale, për ata që e kanë humbur (nga ana e djathtë) dhe për ata që e kanë fituar (nga ana e majtë).
Ngjante sikur i nderuari i kryekuvendit z. Ruçi  po drejtonte lojën duke thirrë:
Fluron, fluturon…bëëëz!
E përsëriste aq shpesh sa të gjithë luanin nga vendi, madje ngriheshin në këmbë e drejtoheshin në foltore duke shtyrë me bërryla e shfryrë me duf të madh…
Më e shkathëta, më e shpejta, më fluturuesja doli Monika. Fluturoi më shpejt se çizmja e saj, tashmë emblemë e LSI-së.
“Qeveria të japë 240 dollarë ndihmë sociale në muaj…
Të pranishmit ngritën jo njërën por të dy duart lart.
Nuk e kuptova; e bënë në shenjë përkrahje apo dorëzimi.
Kryetarja ishte bërë zog, kishte fluturuar aq lart sa nuk kapej…
DURIM MADHI

 

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.