Fluksi i pritshëm, Gjosha: Nuk do të ketë mure për emigrantët

0

Qeveria shqiptare është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve, është shprehur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha nga Korça.

“Qeveria është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve. Nuk do këtë mure për emigrantët, por ata duhet të hyjnë në Shqipëri të regjistruar, kjo dhe për çështje sigurie. Shqipëria është në përputhje të plotë me planin e masave të hartuar nga vendet evropiane”, ka thënë Gjosha.

Në këtë takim ka qënë i pranishëm edhe ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Policia ka shtuar kontrollet në kufi, pasi ka pasur tendenca që refugjatët të përdorin edhe kufirin shqiptar për të kaluar tranzit. Vetëm në Kakavijë u kthyen mbrapsht 12 klandestine te futur ilegalisht në Shqipëri

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.