Filipinet kanë pezulluar veprimtarinë tregtare me Korenë e Veriut

0

Filipinet kanë pezulluar veprimtarinë tregtare me Korenë e Veriut për të përmbushur një rezolutë të OKB-së që imponon sanksione më të ashpra kundër Phenianit lidhur me testimet e vazhdueshme bërthamore,ka njoftuar gjatë ditë së sotme sekretari i Punëve të Jashtme, Alan Peter Cayetano.

Cayetano njoftoi se Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë është udhëzuar nga zyra e presidentit për të mbështetur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Phenianit.

“Ne do të respektojmë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë sanksionet ekonomike”, tha Cayetano.

Gjithashtu Cayetano tha se pezullimi i veprimtarisë tregtare me Korenë e Veriut do të ishte i menjëhershëm.

“Ne kërkojmë denuklearizimin në Gadishullin Korean. Ne jemi kundër çdo faktori që shkakton paqëndrueshmëri dhe provokime, ne jemi për dialog”, përfundoi ai.

Filipinet janë eksportuesi i pestë më i madh në Korenë e Veriut, ku 60 për qind e eksporteve të tyre përfshijnë kompjutera të integruar, të cilat Koreja e Veriut mund t’i ketë përdorur për testet e tij bërthamore dhe raketore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.