Fier : Ndalohet një agjent sigurimesh

0

Policia e Fierit ka vënë në pranga agjentin e një kompanie sigurimi, pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe korrupsion pasiv. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Altin Hasa, 35 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qenë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volksëagen me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin, duke mos e hedhur në sistem.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply