Fier : Aksident me pasojë vdekjen kur automjeti është përplasur me murin

0

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Libofshë të Fierit.

Policia bën me dije se “rreth orës 04:25, shtetasi E.Dh, banues në fshatin Agim, duke drejtuar mjetin me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit A.Dh”.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit por sapo ka mbërritur në spital, shtetasi E.Dh ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.