Festime në Kukës pas shpalljes kampion

0

Festë në Kukës. Pas shpalljes zyrtarisht kampion tifozët e ekipit verilindor kanë ‘pushtuar’ fushën duke festuar me lojtarët dhe stafin teknik, ndërsa Presidenti Safet Gjici është ngritur në peshë nga ultrasit e ekipit më të ri kampion të Shqipërisë.

Presidenti Gjici pas vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe nisjes së festës u shpreh se ëndrra tashmë është realizuar me Kukësin kampion për herë të parë.

Pas festës në stadium, verilindorët por edhe tifozë të ardhur nga Kosova kanë vërshuar në rrugët e qytetit me ovacione, brohoritje dhe thirrje për heronjtë e tyre.

Më pas festa është zhvendosur në zyrën elektorale të Safet Gjicit në Kukës, ku ky i fundit kandidon për deputet.

I zhgënjyer për atë që ndodhi, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja nuk e ka kursyer ironinë për arbitrin e ndeshjes, Enea Jorgji.

Nuk besoj që na ka penalizuar gjyqtari, ai ka qenë lojtari më i mirë në fushë. Nuk e di pse Federata nuk vendosi për gjyqtarë të huaj, por sot arbitri nuk e di ç’ka bërë, gjykojeni vetë.

Është e vështirë të gjykoja unë që nga stoli, por me 2 kartonë të kuq, me një penallti të diskutueshme, me një të mohuar që ishte dhe karton i dytë i verdhë për lojtarin e Kukësit” deklaroi ai.

Por sigurisht nuk është i këtij mendimi Presidenti i Kukësit, Safet Gjici i cili shprehet se “Nuk mendoj që Jorgji ka vendosur rezultatin sot sepse ai është dhe ka qenë një nga gjyqtarët më të mirë, të kampionatit shqiptar madje as Takaj nuk e ka kontestuar dhe ishte dakord që ta gjykonte Jorgji këtë sfidë”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.