Fatmir Xhafaj takohet me drejtuesit e policisë kriminale

0

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë kriminale. Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako. Xhafaj ka ofruar mbështetje ndaj Policisë Kriminale, por paralajmëroi vazhdimin e aksionit për goditjen e grupeve kriminale.

Sipas Ministrit të Brendshëm lufta do të vijojë ndaj grupeve kriminale, ndërkohë që pritet të vijnë edhe agjentët amerikanë për të ofruar ndihmë.

“Të zhvillohen hetime të thelluara për çdo ngjarje. Ngjarjet e fundit të lidhen edhe me dosjet e vjetra dhe është detyrë e Policisë që të rihapë disa prej dosjeve të së shkuarës të cilat ende nuk janë zbardhur.

Mungon informacioni policor në disa raste, prandaj të rritet integriteti profesional dhe të vazhdojë lufta kundër grupeve kriminale”, – mësohet të jetë shprehur Fatmir Xhafaj.

Takimi i Xhafajt me drejtuesit e Policisë kriminale, vjen vetëm pak ditë pas analizës që është bërë në Lushnje për atentatin me 2 të vrarë.

Xhafaj ka përdorur edhe tone të larta në disa raste ndaj drejtuesve të Policisë, për shkak se nuk janë arrestuar personat e shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë.

Share.

About Author

Leave A Reply