Europa dhe Amerika i varrosën shpresat e Berishës e Bashës

0

Nga Zef Brozi

Ne shqiptarët, pa asnjë dallim partiak dhe kudo qofshim, duhet ta lexojmë e kuptojmë mirë Letrën e Hapur të Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe të reflektojmë seriozisht.

Demokratët dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se tani Europa dhe Amerika e kanë varrosur shpresën e Berisha-Bashes se ata do të mund t’i ndalojnë shqiptarët që të votojnë me 18 Qershor.

Miqtë Perendimorë të Shqipërisë u thanë shqiptarëve se zgjedhjet e 18 Qershorit janë të ligjshme edhe pse PD dhe disa parti të tjera zgjodhën të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Me 13 Maj 2017 demokratët dhe të gjithë shqiptarët që i duan fëmijët e tyre, familjet e tyre, të afërmit e tyre, dhe Shqipërinë, duhet të ndahen përfundimisht nga dyshja Berisha-Basha, të cilët janë politikanët më Anti-Shqiptar e Anti-Perëndimorë të këtyre 27 viteve të fundit.

Të Shtunën me 13 Maj demokratët e ndershëm që nuk janë pjesë e klanit të inkriminuar të lidershipit të PD-s do të tregonin përgjegjësi qytetare e demokratike nëse nuk do të marrin pjesë në protesta kundër zgjedhjeve të ardhshme.  Ata do të tregojnë se e duan Shqipërinë nëse më18 Qershor shkojnë të votojnë.

Edhe pa PD dhe partitë e tjera të mbledhura në Çadrën e Ngujimit e të Vetmisë së Madhe, jo pak por 15 parti marrin pjesë në zgjedhje. Shqipëria ka aq shumë parti sa do të mjaftonin për popullsinë e Kinës, Amerikës dhe Europës.

Mendoj se mospjesëmarrja në zgjedhjet e 18 Qershorit të PD-s dhe partive të tjera të saj nuk do të thotë se në zgjedhje nuk po merr pjesë opozita. As PD e asnjë parti tjetër nuk mund të ketë monopolin e opozitës në përgjithësi. Në fakt, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 18 Qershorit e PD dhe partive të tjera të saj ka edhe disa anë shumë pozitive për vendin tonë dhe politikën.

Pluralizmi politik që është bastarduar nga qenia e një numri aq të madh partish, do të ristrukturohet dhe shumë parti mbase do të vetëzhduken.  Fëmijët dhe gjithë shqiptarët nuk do të tremben më në televizor nga Berisha e disa deputetë të tjerë me fjalorin banal dhe kërcënimet në Parlament.

Media e shtypi do ta harrojnë Berishën e Bashën se me ta mbase shumë shpejt do të merren organet e drejtësisë në Shqipëri dhe disa institucione ndërkombëtare.  Pra filloi dhe duhet të zgjerohet e thellohet pastrimi i politikës shqiptare.

Me 13 Maj 2017 dhe çdo ditë shteti ligjor duhet të jetë i gjithi në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës e Ligjit; në mbrojtje të Sigurisë, Rendit e Qetësisë Publike; ne mbrojtje të Jetës e Shëndetit të Qytetarëve, Diplomatëv edhe Turistëvë; në mbrojtje të Pronës Private e Publike. Policia e Prokuroria pa asnjë tolerim të ndalojnë e arrestojnë ata që shkelin ligjin, ata që bëjnë thirrje për akte terroriste kundër ambasadores së nderuar Romana Vlahutin e kujtdoqoftë, dhe ata që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Pra asnjë tolerim të mëtejshëm edhe për Sali Berishën e Lulzim Bashën.
I bëj apel policisë që sa më parë të çlirojnë Bulevardin e Qytetarëve nga çadra e Paligjshme, nga Çadra e Vetmisë.  Le ta ngrejnë atë në Gërdec nëse e lejon ligji!

Faleminderit e Amerikë dhe Europë që po e shpëtoni Shqipërinë nga disa shqiptarë Anti-Shqiptarë e Anti-Perëndimorë!

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.