Eurodeputetët takim me liderët partiak në Maqedonl

0

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt  pjesëmarrës në krijimin e Marrëveshjes së Përzhinos, po zhvillojnë takime me liderët e partive politike që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza.

Takimet filluan me kreun e LSDM-së Zoran Zaev në selinë e LSDM-së, pas përfundimit të takimit nuk kishte asnjë koment nga eurodeputetët.

Takimi me liderin e BDI-së Ali Ahmetin u realiza në në zyrën e delegacionit të BE-së. Pas përundimit të takimit me Ali Ahmetin në zyrën e delegacionit të BE-së u realizua edhe takimi me kreun e PDSH-së Menuh Thaçi.

Në çdo moment pritet që të filloj takimi me liderin e VMRO-së Nikolla Gruevskin, i cili nuk dihet nëse do të paraqitet ose jo në takim.

******

Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt sot në Shkup do të takohen me liderët partiak për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për dalje nga kriza politike. Takimi vjen pas prezantimit të vlerësimit nga SHBA dhe BE se Maqedonia nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill, ndërkohë që sonte në mesnatë do të hyj në fuqi ligji i shpërndarjes së Kuvendit.

Vizitën e tre deputetëve në Shkup, në profilin e vet në ‘Twiter’ mbrëmë e paralajmëroi euroambasadori Aivo Orav nga Brukseli, duke cekur se sot është mundësia e fundit që liderët partiakë të gjejnë zgjidhje dhe se për këtë duhet të ndihmojnë eurodeputetët.

Sipas Oravit, ambasadorët e vendeve-¬anëtare të BE¬-së biseduan për gjendjen në Maqedoni. Vajgl, Kukan dhe Howitt morën pjesë në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut të vitit të kaluar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.