Erdogan viziton sot Serbinë

0

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë sot kryeqytetin Serb nën masa të rrepta sigurie. Erdogan do të jetë në Beograd dy ditë në një vizitë zyrtare dhe do të ketë me vete rreth 50 truproja personale.

Erdogan do të shoqërohet nga tetë ministra turkë që do të mbërrijnë në Beograd më disa avionë. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve më shumë se 180 biznesmen turq do të takohen dhe shoqërojnë presidentitn Erdogan.

Për sigurinë e Erdogan do të jenë të angazhuar edhe 3 mijë policë Serb përpos sigurisë personale të presidentit turk.

Pak ditë më parë disa ekipe turke të sigurisë kanë mbërritur në Beograd, të cilët kanë për detyrë të kontrollojnë rrugët dhe vendet që do të vizitojë Erdogan.

“Forcat Speciale turke janë ndihmë e madhe dhe do të jenë ndihmë e madhe për mijëra kolegë serbë. Në këtë punë do të përfshihen edhe SAJ, Xhandërmëria, Cobra si dhe Drejtoria e Serbisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thuhet në raportin e mediave serbe.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.