Erdogan shpreh shqetësimin për ndihmën amerikane ndaj kurdëve

0

Presidenti turk, Erdogan ka shprehur shqetësimin për mbështetjen amerikane ndaj milicëve kurdë në Siri, të cilët konsiderohen si terroristë nga Ankaraja.

Këtë shqëtësim Erdogan e ka shprehur gjatë një takimi me kreun e Pentagonit, Jim Mattis, deklaron presidenca turke.

Mattis zhvilloi një vizitë në Ankara gjatë së mërkurës ku u takua me homologun turk, Nurettin Canikli dhe presidentin, Erdogan.

Sipas burimeve presidenciale, Erdogan ka shprehur shqetësimin e Turqisë përsa i përket mbështetjes së dhënë nga SHBA-ja për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabo-kurde që lufton xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri.

Uashingtoni njoftoi në muajin maj se kishte filluar lëvrimin e armëve për këto forca që luftojnë aktualisht kundër Shtetit Islamik në Siri.

Por, Turqia, anëtare e rëndësishme e NATO-s, e konsideron YPG-në si një organizatë terroriste, pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikuar si terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.