Elbasan : Vihet nën hetim nga prokuroria edhe Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimor

0

Në listën e biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan nën hetim janë edhe Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimor dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i dyshuar për përplasje me policinë e Elbasanit më 18 shtator. Ky hetim vjen pak javë pas përplasjes së policisë së Elbasnit në hyrje të tregut në pronësi të Petrit Çelës me disa persona. Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2017 ku me një “Audi A8” u godit makina e zv/drejtorit të policisë Gjergji Oshafi.

Në hetim sipas kësaj liste është dhe vajza e kryebashkiakut të Elbasnit, shtetësja Imelda Sejdini e datëlindjes 14 dhjetor 1978, e cila është dhe dekane e Fakultetit Ekonomik në Elbasan. Shkresa e prokurorisë së Elbasanit hetimet e të cilës po i ndjek si e deleguar prokurorja Erida Kokonozi i është përcjellë drejtorisë rajonale tatimore të këtij qyteti.

Goditja e Gjergj Oshafit
Gjergji Oshafi,zv/drejtori i policisë së Elbasanit është goditur qëllimisht me një automjet, teksa ishte në krye të një operacioni për lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve luksoze në qytetin e Elbasanit. Në momentin e goditjes Oshafi mësohet se ndodhej brenda automjetit të policisë, dhe për pasojë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëmtim. Automjeti i zv/drejtorit të policisë së Elbasanit është goditur qëllimisht nga një automjet i blinduar tip “Audi”, vlera financiare e të cilit bësohet se shkon në 100 mijë euro.Kjo makinë mësohet se drejtohej nga djali i biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela.

Për të kryer arrestimin e tyre, pasi dyshohej se personat ishin të paisur me armë, në drejtim të Elbasanit, janë nisur nga Tirana grupe të repartit RENEA dhe FNSH-së. Në orët e mbrëmjes së 19 shtatorit 2017, është mundur të arrestohen tre persona shtetasit Ledio Zabeli,26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.

Roli i Enea Bekteshit
Enea Bekteshi, një nga tre të dyshuarit për atentatin me antitank në një nga familjet e fisit Çapja në Elbasan, është arrestuar gjatë një opedracioni policor në qytetin e Cërrikut. Bekteshi u arrestua nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit në Cërrik, pasi dyshohet se ishte shofer në “Audi”-in e blinduar që goditi makinën e policisë së zv/drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Bekteshi njihet në Elbasan si person me precendentë policorë, ndërkohë që njihet si anëtar i grupit të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sipas policisë Bekteshi ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi.Me arrestimin e Bekteshit, numri i të arrestuarve ka shkuar në katër persona, pasi pak ditë më parë u arrestuar shtetasit Ledio Zabeli dhe roja i tregut Valmir Dedja, të cilët ndodhen në burg. Ndërsa për Kelmend Xhaferin, presoni i cili drejtonte një mjet tip “Range Rover”, Gjykata e Krimeve të Rënda, pak ditë më parë caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.