Elbasan : Policia e Cërrikut kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi të braktisur

0

Qytetarët e Cërrikut kanë njoftuar policinë për një qytetar që ndodhej i vetëm në rrugë pranë  një karburanti në lagjen nr.3 të qytetit.

Sipas policisë, personi i vetmuar nuk komunikon fare dhe nuk jep shpjegime teksa pyetet se kush është dhe pse ndodhej atje. Identiteti i të braktisurit  nuk dihet, ndërsa policia bën thirrje për personat që e njohin të braktisurin.

Ai  ndodhet në komisariat, ndërsa policia ka vënë në dispozicion një numër telefoni për personat që mund të njohin të braktisurin dhe mund të njoftojnë në numrin 0694110219.

“Shtetasi mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza, një kapele jeshile të errët dhe mban në dorë një shkop”-thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë së Cerrikut në lidhje me këtë ngjarje:

Më datë 04.11.2017 në sallën operative Cërrik ka ardhur një telefonatë nga një qytetare për një shtetas që ndodhej i vetëm në rrugë pranë një Karburanti në Lagjen “nr.3” Cërrik.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë pranë Karburantit që ndodhet në Lagjen “Nr.3” Cërrik dhe në afërsi të Kryqëzimit të Belshit konstatuan një shtetas i cili nuk fliste dhe nuk jepte asnjë shpjegim.

Shtetasi ndodhet pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Cërrik.Shtetasi mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza, një kapele jeshile të errët dhe mban në dorë një shkop.

Cilido që ka informacion dhe e njeh këtë qytetar, të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 ose në numrin e sallës operative 0694110219.

cerrik

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.