Dhuna ndaj bashkëshortes i ka kushtuar lirinë një 56-vjeçari në Elbasan.
Burime zyrtare bënë me dije se Hyqmet Muça, akuzohet se më datë 8 ka rrahur gruan e tij me inicialet E.M, 49 vjeçe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime hetimore, ndërsa Muça akuzohet për veprën penale ‘Dhuna në familje’.