DY FOTOGRAFI FIKSUAR MË 26 MAJ 1996

0

Dy fotografi nxjerrë nga arkivi i gazetarit, dy nga shumë të tjera të fiksuara më 26 maj 1996 në Peshkopi pas të cilave vjen tërë ngjarja e kobshme e asaj dite, vjedhja më e paskrupullt e votës së popullit, gjakosjes e arrestimit të kundërshtarëve politikë të Partisë Demokratike, deklaratës për fitore që më mesditë në gojët mediatike të Partisë Demokratike.
Njëra foto, autokolona, rifuxhio, ngarkuar me grurë marrë nga rezervat e shtetit, grurë në adresë të familjeve dibrane për të shuar urinë, grurë për të blerë votën e dibranëve. Skena më ashiqare e dhunës ndaj votës, e fitores TETË ME ZERO, siç do të deklarohej të nesërmen në mitingun në sheshin “Nazmi Rushiti”
Fotografia e dytë paraqet qendrën e votimit në lagjen “Nazmi Rushiti”, detashmentin e plotë të Partisë Demokratike në vjedhje masive të votës, kur njeri prej tyre, gjykatës, më ndoqi me gurë për të fshehur vjedhjen makabre.
Basha, Berisha e kompani, ngujuar në çadër po flasin deri në ngjirje zëri për “Votën e lirë”, për “Votën e ndershme”, për “Mbrojtjen e votës”…
Flasin pa e kthyer kokën në gjëmën e 26 majit 1996, gjëmë që do të shkatërronte Shqipërinë, gjëmë që e krijuan, e nxitën dhe e rritën me kujdesin e krimit të hapur…

Abdurahim Ashiku

Athinë, 23 shkurt 2017

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.