Durrës : Tre të rinj janë proceduar penalisht nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje

0

Një 21 vjeçar është arrestar nga policia e Durrësit ndërsa 2 shokë të tij janë proceduar penalisht nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Policia bregdetare bën me dije se është prangosur 21-vjeçari Xhofo Stafa, si dhe janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale M.L. 22 vjeç dhe A.R. 18 vjeç, të tre banues në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë gjithçka ndodhi gjatë së shtunës në lagjen nr.5 të Durrësit, ku për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmendur kanë goditur me mjete të forta (dorezë) shtetasit P. M. 44 vjeç, A. M.33 vjeçe dhe D.M. 20 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e kësaj, tre të rinjtë janë ndaluar nga policia, ku pas vlerësimit të rrethanave të ngjarjes, 21-vjeçari Xhofo Stafa është mbajtur në qelitë e paraburgimit, ndërsa 2 shokët e tij të përfshirë në konflikt janë liruar.

Materialet në ngarkim të 21-vjeçarit të arrestuar i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.