Durrës : Simboli mitologjik i diellit bëhet i vizitueshëm

0

Një destinacion i ri arkeologjik i shtohet qytetit antik të Durrësit, duke zgjeruar numrin e objekteve të vizitueshme që dëshmojnë historinë dhe kulturën e lashtë të tij.

Mozaiku i Meandrit, simbolit mitologjik të diellit që shprehet në formën e kryqit të thyer, është bërë i vizitueshëm për të gjithë turistët e huaj dhe vendas në Ditën e Trashëgimisë  Kulturore. Një dekadë më parë, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati në lagjen nr. 11 të qytetit dolën në dritë rrënojat e një lagjeje antike.

Mozaiku i rrallë bardhezi, që i përket shek. I-II të erës sonë, ka qenë pjesë e një vile banimi.

Sipas arkeologëve, në rrënojat e kësaj lagjeje antike që është e hapur për publikun përplasen disa periudha kohore, duke nisur nga ajo helenistike, romake dhe deri bizantine.

Mozaiku i Meandrit, ose diellit në lëvizje që ka një sipërfaqe prej afro 7m2 së bashku me rrënojat u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë, në fund të vitit 2015.

Ky simbol antik i diellit, në shekullin XX u përdor gjerësisht nga Hitleri i cili e shndërroi në simbol të identitetit arian dhe të nazizmit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.