Durrës : Prangoset një trafikant i dënuar në Itali

0

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës shqiptari. Në prangat e policisë ka rënë Durim Keçi, për të cilin rezulton se drejtësia italiane ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhënave të para mësohet se Keçi është arrestuar nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Durrësit. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi rezulton në kërkim nga drejtësia italiane, i cili ka për të dhënë llogari për veprat e tij para organeve të drejtësisë italiane.

Shtetasi Durim Keci i arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës, është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe prostitucion. Kush është Durim Keçi?

Në një artikull të “La Republica” publikuar më 5 janar të vitit 2006, ai konsiderohet si një nga të pandehurit më të rrezikshëm të mafies shqiptare, ndërsa gjatë seancave gjyqësore, ai kishte kërcënuar edhe prokurorët.

Sipas gazetës, Durim Keçi lindur në Durrës më 7 shtator 1977, quhen ndryshe edhe Gëzim Hajdini, lindur me emrin tjetër më 20 mars 1973.

Ai u lirua përkohësisht nga autoritetet italiane dhe kaq u desh që të arratisej në drejtim të Shqipërisë. Në artikullin e asaj, thuhet se Keci kishte për detyrim të jetonte në Bolonja sipas Gjykatës së Lartë dhe se nuk kishte rrezik të ikte.

“48 orë më vonë, ai ishte tashmë i arratisur. Askush nuk e di se çfarë ka bërë dhe ku mund të fshihet. Për të, nuk do të ishte e vështirë për të marrë dokumente të reja dhe pastaj, ka një fluturim të drejtpërdrejtë nga Bolonia në Tiranë”, shkruan gazeta.

Gazeta shkruan se Keçi është dënuar me 18 vite burg (foto ilustrim).

Por kjo nuk është arratisja e parë dhe historitë e Keçit me drejtësinë datojnë që përpara viteve 2000.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.