Durrës : Ndalohet pasi kanosi komshijen me armë zjarri

0
Ka përfunduar në pranga një i ri në Durrës, pasi kanosi me armë zjarri një grua, pas një konflikti që thuhet se ndodhi për motive banale.

Policia e Durrësit njofton se ka ndëhyrë në kohë dhe ka parandaluar një vrajse.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur parandalimin e pasojave të rënda të një konflikti të ndodhur midis dy shtetasve”- njofton policia.

Uniformat blu në sajë të veprimeve hetimore të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 17/1, për motive të dobëta ai ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës, fqinjë me të.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe • një automjet tip Ford Foxus.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.