Durrës : Ndalohet një punonjës policie i dyshuar në perfshirje trafiku lëndësh narkotike

0

Një punonjës i Policisë së Durrësit është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës. Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Meço, 33 vjeç, punonjës i Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”, dy vepra penale që parashikojnë dënimin deri në 3 vite burg. Ndërkohë, polici pritet të largohet nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Fitim Selaci, 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A. M., 24 vjeç, dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA. Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike. Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.