Durrës : Goditet një grup shpërndarësish lëndësh narkotike

0

Policia e Durrësit ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione, ku ka sekuestruar kanabis, heroinë, kokainë, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë, duke arrestuar disa persona.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Alfred Çepe, deklaroi se janë finalizuar operacionet “Vazhdimësia” dhe “Mafsheq”, ku janë arrestuar tre persona dhe proceduar në gjendje të lirë një femër.

Njoftimi i policisë:
Më konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” Vazhdimësia”.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës;

• Arjan Abdyli 20 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:

• E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;

• 1 peshore elektronike;

• 40 000 lekë të reja;

• 11 aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar “Mafsheq”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij , Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar dhe proceduar kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë duke garantuar anonimatin e tyre si dhe reagimin e shpejtë dhe të paanshëm të Policisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.