Durrës Gjykata le të lirë policin që paisi me leje arme mikun e Lul Berishës

0

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë nënkomisarin Gjergji Azislllari, i cili ushtronte detyrën e specialistit në Hetimin e Krimeve të Rënda, pasi pajisi me armë zjarri mikun e Lul Berishës, Gerti Nderjaku.

Azisllari është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata ka vendosur masën me “Detyrim paraqitje” për llogari të hetimeve.

Ndërkaq, Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpia”.

Specialisti i hetimeve në Krimet e Rënda akuzohet se ka pajisur me armë Gerti Nderjaku, i njohur si miku i ish-kapobandës së Durrësit, Lul Berisha, në shkelje të plotë të ligjit. Nderjaku u arrestua gjatë një kontrolli nga policia, ndërsa iu sekuestrua dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.