A duhet testuar administrata për drejtshkrimin e gjuhës shqipe?

0

A DUHET TESTUAR ADMINISTRATA PËR DREJTSHKRIMIN E GJUHËS SHQIPE ?
Nga Abdurahim Ashiku, gazetar

 

Një letër  Edi Ramës dhe strukturave zyrtare që nga Kuvendi i Shqipërisë

 

Zoti Kryeministër!

Pas një letre në adresë të Zyrës së Bashkëqeverisjes nga ana ime, kam marrë këtë përgjigje:
Zyraebashkeqeverisjes <[email protected]>

Përshëndetje Abdurahim Ashiku ,

Përgjigje ndaj kërkesës tuaj me Numër:4784

I nderuar Z. Ashiku,

Faleminderit qëkontaktuat me Zyrën e Bashkëqeverisjes. Si më poshtë do të gjeni përgjigjenzyrtare të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës –Kanalizime/(AKUK),lidhur me ankesën tuaj:

Bazuar në  Vendimin e Këshillit të Ministrave  nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin emodelit të  rregullorespër furnizimin më ujë të  dhe përkanalizimet në zonën e shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimve Sh.a”, pika (1) e Kapitullit 2.8 “Sistemi i brendshëm ifurnizimit me ujë”, përcakton si vijon: “Ujëmatësi dhe sistemi i brendshëm i furnizimitme ujë administrohet nga konsumatori familjar, publik ose privat”.

Për më tej, bazuarnë pikën (5) të kapitullit të sipërpërmendur, përcaktohet se: “Lidhja e çdolloj pajisjeje konsumi të sistemit të brendshëm në mjedisin privat tëkonsumatorit bëhet me shpenzimet e vetë konsumatorit”.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin

Faleminderit,
Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë

Mendimin tim lidhur me përmbajtjen dhe “Vendimin e Këshillit të Ministrave  nr. 1304, datë 11.12.2009” do ta përcjell në një shkrim publik dhe letër të veçantë.
Përgjigjen po jua dërgoj që të shikoni me sytë tuaj se si e shkruajnë gjuhën shqipe nëpunësit tuaj, një shqipe që më lodh kur e lexoj dhe më indinjon edhe mua që kam 60 vjet që mundohem ta shkruaj sa më pastër e me drejtshkrim atë.
Ju lutem veni dorë, dhe para se t’i testoni nëpunësit tuaj për aftësitë profesionale, si pikë të parë dhe kusht kryesor, vendosni të shkruarit me 36 germa dhe me normat e plota të drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Po nuk e bëtë këtë atëherë i vini minat dhe e shkatërroni gjuhën tonë të shenjtë nga njerëz analfabetë.
Njerëz të tillë duhen flakur në rrugë, nuk i vlejnë administratës që duam të kemi.
Nuk është ky rast i veçantë. Në të gjitha rastet kur kam komunikuar dhe kam marrë përgjigje për probleme të caktuara (edhe nga Ministria e Arsimit dhe institucionet zyrtare) e njëjta gjë ndodh.
Krijo një ekip dhe kontrollo si shkruhet gjuha shqipe në letra dhe dokumente zyrtare në të gjitha strukturat tuaja qeverisëse.

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Gazetar
Athinë, 15 janar 2017

 

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply