Drejtori i spitalit të Peshkopisë, Beqir Bici deklaron se gjendja e personave të helmuar është nën kontroll

0
Rreth 150 persona në Peshkopi janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.
Sipas njoftimit bëhet me dije se 50 prej tyre janë fëmijë dhe 12 nga këta janë shtruar në spital ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesë.

Ndersa raportohet se 18 te rritur jane shtruar ne spital, pra 30 persona gjithsej. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga burimet e spitalit rajonal per “Panorama”.

Fluksi me i madh i personave qe i drejtoheshin spitalit ka qene dje ne mbremje dhe sot, ku ka nisur edhe shqetesimi i autoriteteve per kete. Ndersa rastet e personave me shenja helmimi kane nisur qe te dielen.

Mjeket kane dyshime te forta se qytetaret janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta  pastiçeri në qytet,

Drejtoria e Shëndetit Publik pas konstatimit të rastit ka marrë mostrat e embëlsirave dhe i ka dërguar në Tiranë.

Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore Diber ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat.

Drejtori i spitalit të Peshkopisë, Beqir Bici, ne nje reagim per mediat ka deklaruar se gjendja e personave të helmuar nga ushqimi është vendosur nën kontroll.

“Qytetarët kanë 3-4 ditë që po paraqiten në spitalin rajonal të Peshkopisë, në fillim më pak dhe më pas numri i tyre erdhi duke u shtuar shumë. Ata nuk kanë qënë në ndonjë grumbullim, aktivitet apo ceremoni, por vijë nga fshatrat e tyre ose nga qyteti, pra nga vendndodhje të ndryshme. Po bëhen analizan toksike dhe janë duke pritur përgjigjet për të zbuluar burimin e helmimit të qytetarëve., nga uji apo ndonjë ushqim apo faktor tjetër”, tha ai.

 

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.