Drejtorët e PD dhe LSI firmosën për rrugën në Shkozë

0

Protestës së banorëve të Shkozës ditët e fundit u janë bashkuar edhe dy forcat politike në opozitë, PD dhe LSI.

Por, referuar dokumenteve, në 3 qershor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës.

Ndërsa më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot.

Ndërkohë Grida Duma tha se në projektin Basha prekeshin vetëm 10-15 banesa, ndërsa në projektin aktual 153 familje.

Banorët e Shkozës prej disa ditësh po zhvillojnë protesta kundër prishjes së banesave të tyre për shkak të zgjerimit të rrugës.
Andi Toma

Dosja me firmen e Dashamir Xhikes ne 2016

Share.

About Author

Leave A Reply