Drejtoresha Juridike e Hipotekës ka qënë dëshmitarja e rradhës në procesin gjyqësor kundër Shullazit

0

Mirela Qato, Drejtoresha Juridike në Hipotekën e Përgjithshme ka qënë dëshmitarja e rradhës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë. Qato ka rrëfyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda se dy vite më parë kur është kryer rregjistrimi i ish-hotel Vollgës në hipotekën e Durrësit, ajo ka qënë me pushime. Seanca e djeshme gjyqësore është shoqëruar dhe me një kërkesë të të pandehurit Emiljano Shullazi, i cili i kërkoi gjykatës se kërkonte të përfaqësohej dhe me një avokat të dytë, i cili quhej Raif Gura.

Pas kësaj gjykata filloi dëgjimin e dëshmisë së Mirela Qatos. “Kam qënë me pushime dhe nuk e di se çfarë është bërë me këtë dosje. Ne këtë dosje e kemi pasur në shqyrtim duke e analizuar juridikisht dhe më pas ja kemi kaluar hipotekës së Durrësit për të ndjekur procedurën”-ka thënë drejtoresha juridike përballë gjykatës së Krimeve të rënda. Më tej kjo e fundit në dëshminë e saj, ka përmendur se nuk kishte asnjë njohje me personat e arrestuar nga prokuroria dhe se me çështjen e rregjistrimit të kësaj prone është vënë në dijeni nga ish-kryeregjistruesi Ilirjan Muho. Qato ka treguar se sapo është kthyer nga leja është informuar nga kryeregjistruesi se kjo pronë ishte rregjistruar dhe se duhet të zhvillonin një mbledhje së bashku me palën tjetër që interesohej për këtë pjesë pronësie.

Goditi Jurgisin
Merita Qato tha se nuk i njihte palët që ishin pjesë e këtij procesi dhe që pretendonin pasurinë mbi “Vollgën”. Dëshmitarja ka treguar se personi në fjalë është paraqitur në zyrën e hipotekës ku ka zhvilluar një takim me Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbjen dhe në prezencë të këtij takimi ka qënë dhe Qato. Kjo e fundit i tregoi gjykatës së Krimeve të Rënda se ky takim ishte shoqëruar me debate të ashpra,deri në konfrontim fizik.Ndërkohë gjatë seancës gjyqësore. Ndërkohë prokurorja Elisabeta Imeraj në seancën gjyqësor kundërshtoi thënien e Mirela Qatos duke lexuar një pjesë të process-verbalit të dëshmisë që Qato ka dhënë në prokurori gjatë fazës së hetimit. Prokurorja tha se Qato kishte thëne se Ermal Dabulla qëlloi Çyrbjen me grusht dhe ky ra nga karrigia. Më pas ka qënë Mirela Qato që e kishte kapur nga dora Ermal Dabullën dhe i kishte thënë që nuk mund të sillej kështu në zyrat e shtetit.

Dëshmitarët e mbrojtjes
Në seancën e rradhës pritet të lexohen deklarimet e tre dëshmitarëve të prokurorisë të cilën ndodhen jashtë shtetit, me tyre dhe biznesmeni Jani Zaka. Pas leximit të tyre, rradha për të dëshmuar i takon dëshmitarëve të avokatëve mbrojtjës. Sipas të dhënave, personat VIP që do dëshmojnë në këtë process gjyqësor që janë thirur nga avokatët mbrojtës është ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ndërkohë një emër tjetër i njohur është dhe shtetasi Ervis Martinaj, person ky me precendetë penale dhe që është përfolur se ka negociuar me Ylvi Beqjan për tu tërhequr nga dëshmia kundër Shullazit që ka dhënë në gjykatë, kundrejt një vlere prej 7 milion euro. Martinaj, pritet të pyetet në gjykatë edhe për kërcënimet e disa tregtarëve me të cilët ka pasur kontrata huaje biznesmeni Ylvi Beqja. Mes personave që pritet të dëshmojnë është dhe biznesmeni Ylvi Beqja i cili do ketë dhe një ballafaqim me noteren Aida Spahiu.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.