Dosja e mbëritur nga Leçe është studjuar përgjatë gjithë natës së djeshme dhe se pritet që ditën e sotme ajo të jetë pjesë e diskutimeve të forta

0

Në një kohë kur e gjithë dita e Premte u shoqërua me debate të forta, për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, mbrëmjen e djeshme në adrresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,ka mbëritur një dosje voluminoze nga prokuroria e Leçes.

Bëhët fjalë për një dosje voluminoze që shkon diku tek 380 ose 400 faqe, në të cilat prokuroria e Leçes, ka pasqyruar të gjithë hetimin e saj, lidhur me anëtarët dhe drejtuesit e kartelit të drogës, që drejtohej nga vllezërit Habilaj në Vlorë.

Dosja e mbëritur nga Leçe është studjuar me imtësi përgjatë gjithë natës së djeshme dhe se pritet që ditën e sotme ajo të jetë pjesë e diskutimeve të forta në mbledhjen e Komisionit të Imuniteteve në Kuvend. Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk bëjnë asnjë koment rreth asaj që ka brenda kësaj dosje, por shtojnë se në ditët në vijim, mund të ketë dhe arrestime të zyrtarëve brenda rradhëve të policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës.

Emra policësh e zyrtarë në dosje
Materiali i mbëritur nga prokuroria e antimafias së Leçes tregon se Habilajt kanë pasur një zgjerim të biznesit të tyre të paligjshëm, për sa i përket trafikut të drogës.

Gjithmonë sipas burimeve, në këtë material shumë konfidencial, janë përmendur dhe janë kapur në përgjime efektivë të ndryshëm të policisë së Vlorës, të cilët kundrejt shumave dhe vlerave monetare janë implikuar me këtë grup kriminal, duke lënë sasitë e drogës të transportohen qetësisht drejt brigjeve Shqiptare.

Ndërkohë për sa i përket prezencës së emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në këtë material apo të ndonjë emri të tjetër ministri të qeverisë “Rama 2”, prokurorët nuk pranojnë të japin sqarim. Ata shprehen se ky material voluminoz do i vihet në dispozicion dhe anëtarëve të komisionit të verifikimit të mandateve.

Prokurorët thonë për “Shqiptarja.com” se që në fillim të mbledhjes do kërkojnë sërisht zhvillimin e seancës me dyert të mbyllura, për shkak të problematikës dhe të dhënave sensitive që përmban kjo dosje hetimore.

Policia: Kapëm Nezar Seiti
Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike “Cannabis Sativa”, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se: Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi Nezar Seiti,40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Dosja “Habilaj” e prokurorisë së Katanias trondit si asnjëherë më parë politikën e Tiranës, ndërsa rrjedhja e ngjarjeve tashmë është e paparashikueshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dje arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kontrollin e banesës së tij.

Tre ditë pas daljes në publik të detajeve nga dosja e bandës “Habilaj”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Tahiri, me akuzën e trafikut të drogës dhe korrupsionit pasiv.

Prokuroria kërkon gjithashtu kontrollin e banesës së ish-ministrit të Brendshëm, ndërsa thotë se po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal,i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në kërkesën e saj dërguar Kuvendit, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se ka bashkuar dy procedime penale që bëjnë fjalë për grupin e “Habiljave”, të cilët dyshohet se janë mbështetur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu në kërkesë prokuroria nuk ka evidentuar asnjë provë që e implikon direkt ish-ministrin Tahiri në trafikun e drogës, por vetëm i është referuar disa të dhënave të sistemit TIMS ku bëhet fjalë për 4 udhëtime që Tahiri ka bërë jashtë shtetit me Artan Habilaj.

Ky është i vetmi pretendim, ndërkohë që pjesa tjetër e dosjes, nuk është shoqëruar me asnjë provë mbështetsë të kësaj kërkese. Dyshohet se prokuroria e Leçes dhe ajo e Katanias kanë furnizuar gjatë këtyre ditëve Prokurorinë e Krimeve të Rënda me disa dokumenta shtesë, që sipas burimeve, rezulton se ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka dalë drejtpërdrejt në këto përgjime.

Në kërkesën dërguar Kuvendit thuhet se:“…prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, tre ditë më parë, Saimir Tahiri ka pohuar çdo raport të paligjshëm me kushërinjtë Habilaj. Tahiri tha se ishte i hapur për çdo hetim, për të mësuar të vërtetën. Pak para kësaj deklarate, Tahiri tentoi të zhvillonte një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk e priti.

Share.

About Author

Leave A Reply