Di Caprio i bëri lëmsh çmimet Oscars

0

Gafa në ndarjen e çmimit filmi më i mirë është cilësuar si gabimi më i madh në historinë e ceremonisë Oscar. Yjet e filmit “Bonnie and Clyde”, Warren Beatty dhe Faye Dunaway ishin caktuar si personazhet që do të njoftonin fituesin e “Best Picture”, mirëpo një ngatërresë në zarfin që mbanin në dorë ka bërë që në skenë fillimisht të ngjitej kasti i “La La Land” dhe më pas fituesit e vërtetë, ata të filmit “Moonlight”

Rrjetet sociale janë çmendur në kuptim e parë të fjalës pasi kanë zbuluar se ngatërresa në zarfin ku ishte emri i fituesit ka ardhur si pasojë e një gabimi me ose pa dashje të Leonardo DiCaprio. Ylli i kinemasë i cili vitin e kaluar fitoi çmimin e tij të parë Oscar, duket se ka marr hak ndaj organizatorëve..

3DBCBB8100000578-0-image-a-14_1488198776450

 

Pak para se të ndahej çmimi më i rëndësishëm, ai i filmit më të mirë, Leo ishte ngjitur në skenë për të shpallur aktoren më të mirë, e cila rezultoi Emma Stone e filmit “La La Land”.

Pasi ka zbritur ka skenë, duket se DiCaprio ka lënë diku në prapaskenë zarfin ku ishte i shkruar emri i Emma Stone dhe filmit “La La Land”. Pikërisht këtë zarf kanë marrë gabimisht edhe dyshja e aktorëve.

Nga fotot e mëposhtme duket qartë ngatërresa e bërë me zarfet./opinion.al

View image on Twitter

View image on Twitter

Follow

USA TODAY

@USATODAY

Zoomed-in photo of the envelope Warren Beatty was carrying onstage — it was NOT the envelope for best picture.

View image on Twitter

View image on Twitter

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.