Dhuratat e çuditëshme të Nishanit

0

Shkëmbimi i dhuratave të kushtueshme, me paratë publike, është një tjetër privilegj me bazë ligjore i funksionarëve të lartë shtetëror. Shqiptarja.com ka zbardhur listën e dhuratave që ish-presidenti Bujar Nishani u ka bërë delegacioneve dhe presidentëve më të fuqishëm të Evropës, Azisë dhe botës.

Nga viti 2012 deri në korrik të vitit 2017, kur dorëzoi detyrën, ish-presidenti Bujar Nishani rezulton se ka bërë me dhjetëra dhurata të çuditshme, kryesisht delegacioneve dhe homologëve të tij. Në listën e dhuratave përfshihen edhe pjata, opinga, raki rrushi, papuçe, çifteli, mbulesa, mulli kafeje, bluza etj. Në datën 13.05.2015, ish-presidenti Bujar Nishani i ka bërë dhuratë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një mbulesë djepi të qëndisur në ar. Po në të njëjtën datë, ish-presidenti Nishani i ka bërë dhuratë mbretit të Jordanisë, Abudllah II Ibn Al Hussein, një mbulesë djepi të qëndisur po në ar.

Referuar dokumentacionit që disponon Shqiptarja.com, ish-kreu i shtetit Bujar Nishani, nga datat 20.08.2015 deri në 22.08.2015 i ka bërë katër dhurata Emirit të Katarit, Lartësisë së tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani. Konkretisht, ish-presidenti i ka bërë dhuratë Emirit të Katarit një mulli kafeje, një jelek filigrani i larë në ar, pikturë në vaj si dhe një tjetër pikturë në vaj.

Ndërkaq, në datën 26.02.2012, Nishani ka zhvilluar një tjetër vizitë në Katar. Gjatë kësaj vizite ish-kreu i shtetit ka bërë dy dhurata, një pendë filigrani argjendi si dhe xhubletë filigrani, por nuk ka referencë se kujt i adresoheshin. Në datën 27.05.2012, Nishani ka zhvilluar një vizitë në Kuvajt, ku ka bërë pesë dhurata, konkretisht, një Skënderbe të madh në argjend, papuçe të madhe me kompozim kristali, peshtaf filigrani argjendi 88 gram, libra dhe një album Albania Art.

Opinga argjendi
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në 17.12.2016, ka zhvilluar një vizitë në Turqi. Vizita ka zgjatur tre ditë. Gjatë vizitës, Nishani rezulton se ka bërë 9 dhurata, personave të ndryshëm. Konkretisht, një çifteli kompozim artistik, peshtaf i punuar me filigran argjendi, brez i argjendtë, opinga argjendi, album Shqipëria e parë nga lart, sahati i Tiranës në argjend, pendë argjendi, bluzë sportive e Kombëtares Kuq e Zi dhe spile argjendi. Në prill të 2017, ish-kreu i shtetit, ka zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, ku ka bërë si dhurata një peshtaf i punuar me argjend, sahatin e Tiranës në argjend, çifteli kompozim artistik dhe xhaminë e E’them Beut.

Kufiri për dhuratat
Vendimi nr. 420, datë 8.6.2016, për miratimin e ceremonialit shtetëror në Shqipëri, parashikon që vlera e dhuratës nuk duhet të kapërcejë kufijtë e mirësjelljes, rregullat dhe limitet ligjore që shtetet e ndryshme mund të kenë vendosur si dhe reputacionin. Për çdo dhuratë të dhënë hartohet një dokumentacion përkatës përshkues.

Sipas këtij vendimi, autoritetet nuk i shkëmbejnë vetë dhuratat në takimet zyrtare, përveç rasteve të veçanta kur bihet dakord më parë këtë. Dhuratat shkëmbehen nëpërmjet protokolleve përkatëse. Të gjitha rangjet zyrtare, që kanë të drejtë që të shkëmbejnë dhurata me homologë të huaj, mund të japin ose të pranojnë të tilla deri në shumën 75 000 lekë për çdo rast. Kjo shumë mund të kapërcehet vetëm në raste kur personi, të cilit i jepet dhurata zë një vend të veçantë për Shqipërinë.

Në rastet kur dhurata kalon shumën e përcaktuar, për të mos fyer dhuruesin mik dhe për të mos krijuar keqkuptime midis vendeve, dhurata pranohet, por kthehet në pronë të shtetit shqiptar dhe bëhet pjesë e inventarit të institucionit që e ka pranuar.

Dhuratat
Nga viti 2012 deri në korrik të vitit 2017, kur dorëzoi detyrën, ish-presidenti Bujar Nishani rezulton se ka bërë me dhjetëra dhurata të çuditshme, kryesisht delegacioneve dhe homologëve të tij.

Erdoganit
Nishani i ka bërë dhuratë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një mbulesë djepi të qëndisur në ar. Po në të njëjtën datë, ish-presidenti Nishani i ka bërë dhuratë mbretit të Jordanisë, Abudllah II Ibn Al Hussein, një mbulesë djepi të qëndisur në ar.
Dhuratat e ish-presidentit Bujar Nishani për turqit dhe arabët
Pendë argjendi, vizita në Katar, 26.02.2012
Xhubletë filigrani, vizita në Katar, 26.02.2012
Pjatë Berati, vizita në Turqi, 14.03.2012
Berati në xham, dhuratë kryetarit të Parlamentit turk, 15.05.2012
Album me veshje popullore, dhuratë kryetarit të Parlamentit turk, 15.05.2012
Skënderbe i madh në argjend, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012
Papuçe e madhe kompozim kristali, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012
Peshtaf filigrani argjendi 88 gram, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012
Album Albania Art, dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012
Libra për dhurata për në Kuvajt, 27.05.2012
Albume Albania Art, dhuratë për delegacionin turk, 06.02.2013
Albume Albania Art, dhurate për ministrin turk, 07.02.2013
Mbulesë djepi qëndisur me ar, dhuratë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, 13.05.2015
Mbulesë djepi qëndisur me ar, dhuratë për mbretin jordanez, Abudllah II Ibn Al Hussein, 13.05.2015
Jelek filigrani i larë në ar, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 20.08.2015
Mulli kafeje, dhurate për Emirin e Katarit, Emirin e Katarit, Lartësinë e tij Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 20.08.2015
Pikturë në vaj, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 22.08.2015
Pikturë në vaj, dhuratë për Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, 22.08.2015
Çifteli, kompozim artistik, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016
Peshtaf i punuar me filigran argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016
Brez i argjendtë, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016
Opinga argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 17.12.2016
ALBUM Shqipëria parë nga lart, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016
Sahati i Tiranës në argjend, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016
Pendë filigran argjendi, dhurate për vizitën në Turqi, 19.12.2016
Bluzë sportive e Kombëtares Kuq e Zi, dhuratë për vizitën në Turqi, 19.12.2016
Spile argjendi, dhuratë për vizitën në Turqi, 20.12.2016
Centro punim dore, dhurata për Samitin e Stambollit, 03.04.2017
Peshtaf i punuar me filigran argjendi, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017
Sahati i Tiranës në argjend, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017
Çifteli kompozim artistik, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017
Xhamia e E’them Beut, dhurata për vizitën në Mbretërinë e Arabisë Saudite, 20.04.2017

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.