Dhurata Hoxha deklaron se demarkacioni me Malin e Zi është kriter i padiskutueshëm nga BE

0

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi është kriter i padiskutueshëm nga Bashkimi Evropian dhe kjo çështje nuk ka kthim mbrapa.

Dhurata Hoxha shprehet se demarkacioni i kufirit mes dy vendeve duhet të përfundojë, si dhe të luftohet korrupsioni për t’u marrë vendimi për heqjen e vizave.

Ajo thotë se për këtë çështje duhet të ketë konsensus nacional në Kosovë, i cili duhet të ekzistojë pavarësisht dallimeve partiake.

“Axhenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe të gjithë të kemi një konsensus të brendshëm. Klasa politike në vend, kur bëhet fjalë për interesin shtetëror dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit, duhet të dalin përtej petkut partiak”, ka thënë Hoxha mes të tjerash gjatë intervistës për “Zërin”, duke shtuar se liberalizmi i vizave do të përfundojë atëherë kur Kosova t’i kryejë “detyrat e shtëpisë”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.