Dhërmi : Policia shpëton një turist polak nga mbytja

0

Një turist polak ka rrezikuar të mbytet në Drimadhë në Dhërmi.

26-vjeçari polak me inicialet M.S., kishte hyrë në det për tu larë, por për shkak edhe të motit deti ka qenë i trazuar duke bërë që 26-vjeçarin ta marrë rryma.

Ka qenë vetë turisti polak që ka kërkuar ndihmë, ndërsa janë futur për ta shpëtuar disa turistë të tjerë, por për shkak të dallgëve nuk kanë mundur.

Policia i ka shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë.
Himarë

Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë shtetasit polak M.S., 26 vjeç, i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma.

Shërbimet policore i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij në breg shëndoshë e mirë.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Share.

About Author

Leave A Reply