Devoll : Ndalohet për tentativë mardhënie me dhunë

0

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një person të rritur.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12.09.2017, 50 vjecari ka tentuar të kryejë marrdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeçari Hysni G. banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” ngelur në tentativë, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply