Dërguesi i armëve me postë pretendon se është përdorur …

0

Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, rezulton të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, është shpallur në kërkim 47-vjeçari me iniclaet N.F, banues në Durrës. “…në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23 gusht 2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza…”-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vazhgimi me sy të lirë.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, i tha “Shqiptarja.com” se jemi përballë një rasti të veçantë të trafikimit të armëve, pasi porosia, pagesa dhe komunikimi për inicimin e këtij trafiku, është kryer nëpërmjet rjeteve sociale në internet. “Për momentin nuk e dime se sa është çmimi që është paguar për tre armët, destinacioni i të cilave ka qënë Mbretëria e Bashkuar. Mister mbeten edhe motivet se për çfarë do të përdoreshin tre automatikët dhe në dorë të kujt grupeve kriminale apo terroriste do të binin në këtë shtet”-thotë burimi pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Bashkëpunimi me Anglinë
Për të hedhur dritë në këtë pjesë strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror prej tre ditësh janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e zbulimit Anglez, për të mësuar, më tepër rreth personit pritës të tre automatikëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë dhe i përket një personi të moshuar në Durrës. Emër i remë dyshohet të jetë dhe adrresa dhe emri i personit pritës në Britani. Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore u arrit falë masave të shtuara antiterror dhe skanimin e çdo kutie postare.

Personi i vetëm i arrestuar si dërguesi i tre pakove ku ishin fshehur kallashnikovët e çmontuar, Saimir Çullhaj, është ndaluar pas një pune të mirëorganizuar nëpërmjet strukturave të antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet pranë policisë dhe prokurorisë thanë se janë siguruar prova të mjaftueshme, si gjurmë gishta dhe pamje filmike që vërtetojnë se Çullhaj është personi që ka bërë dërgimin e tre pakove nga pika postare e DHL në Durrës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“S’kisha dijeni për prezencën e armëve”
Gjatë marjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës, 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë moment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti. “Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare.

Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër, duke ma kërkuar si nder që ti dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë”-mësohet të jetë shprehur përpara grupit të hetimit Saimir Çullhai. Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator i këtij trafiku. Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë. “…në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”.

Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva…”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vijuar me shpejtësi, ndërkohë pritet që në ditët e para të javës, Saimir Çullhaj të dala para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e arrestit në burg që do kërkojë prokurori i çështjes.

Zbulimi i tre armëve automatike në aeroportin “Nënë Tereza”, ka sjellë mobilizimin e një sërë strukturave të policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Pas arrestimit të 32-vjeçarit Saimir Çullhai dhe shpalljes në kërkim të 47-vjeçarit N.F, prej 48 orësh oficerët e sektorit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe SHISH, po punojnë për gjetjen e të dhënave të tjera, kryesisht biseda të zhvilluara në internet, profilet e përdorura etj.

“Punë e vështirë, por e pamundur”-i tha një burim gazetës “Shqiptarja.com”, i cili shtoi se tashmë janë fokusuar tek aparatet telefonike dhe profilet online të dy personave të zbuluar si të implikuar në këtë trafik armësh.

“Deri në këto momente nuk kemi të provuar se sa ishte çmimi i kësaj porosie, dhe kush ishte personi që shqiptarët kanë biseduar në internet në Mbretërinë e Bashkuar. Sigurisht që ata kanë lënë gjurmë, por kjo na mbetet ne ti zbulojmë”-u shpreh një burim pranë policisë së Shtetit.

Në këtë drejtim që prej tre ditësh, policia dhe prokuroria janë duke bashkëpunuar ngushtë dhe me autoritet angleze, me qëllim zbulimin e të gjithë personave që kishin arritur të organizonin më së mirë një trafik të tillë armësh nga Shqipëria në drejtim të Anglisë. Ndërkohë që nuk dihet ende nëse nga aeroporti i “Nënë Tereza”, janë përcjellë dhe në raste të tjera, kuti postare ku brenda të cilave ishin fshehur automatikë dhe municione luftarake.

Verifikim emrave për dërgesa të tjera
Në vijim të hetimeve të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda,në ditët në vijim pritet të kryehen disa verifikime nëse Saimir Çullhai dhe shtetasi tjetër me inicialet N.F, kanë kryer dërgesa të tjera ose jo.

Po ashtu verifikimeve do i nënshtrohet dhe emri i remë, që pretendohej se ishte pritësi në Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha kjo procedurë për policinë dhe prokurorinë do kryhet për të mësuar nëse këta emra janë përdorur për të kryer një mekanizëm të njëjtë trafikimi, apo jo. Dyshimet e prokurorëve janë se kjo skemë mund të jetë aplikuar dhe herë të tjera, por nuk është zbuluar.

Një tjetër verifikim që është bërë gjatë këtyre ditëve është dhe fakti se personave në fjalë po verifikohen me imtësi, për tërheqjen e pagesave në banka apo në shoqëri të tjera të transferimit të parave. Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ka kërkuar të gjitha bankave dhe agjensive të transfertave të parave në vend, të japin informacion nëse Saimir Çullhai dhe shtetasi me inicialet N.F. kanë bërë tërheqjen e lekëve në sportelet e tyre.

Çmimi qesharake fitimi marramendës
Besohet se tre armët automatike Kallashnikov model 56 të çmontuara dhe paketuara me përpikmëri në tre kuti kartoni, janë blerë me një çmim qesharak në Shqipëri. Specialistët e hetimit thonë se armët mund të jenë siguruar kundrejt një çmimi prej 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimi i një kallashnikovi në Angli, shkon deri në 8 mijë paund. Nuk dihet se në adresë të kujt grupi kriminal ose terrorist mund të binin këto armë, luftarake.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.