Derbi i kryeqytetit i shkon Partizanit

0

Derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll me suksesin e të kuqve falë Xhevahir Sukajt.

Sulmuesi shkodran realizoi golin e fitores 4 minuta nga fundi kur rezultati ishte i barbartë 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në epërsi me afrikanin Edeh. Një harkim i Merveil u shfrytëzua nga sulmuesi kamerunas i cili me kokë e dërgoi në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë Partizani fitoi një 11 metërsh si pasojë e një kontakti mes Bathës dhe Dokës. Vetë Idris Batha e morri përsipër goditjen nga pika e bardhë duke rikthyer ekuilibrat në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Në pjesë e dytë Tirana ishte më ngulmuese, megjithëse “të kuqtë” e Starovës i shkuan shumë pranë golit në momentin kur Mazrekaj goditi traversën.

Në fund Sukaj i aktivizuar në pjesën e dytë u shndërrua në heroin e takimit kur me kokë dërgoi në rrjetë një harkim të Fejzullahit.

Partizani momentalisht merr i vetëm kreun e renditjes, ndërsa Tirana nuk fiton një derbi prej 13 takimesh.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.