‘Der Spiegel’ : Çfarë u paralajmërua në Trieste ?

0
Gazeta gjermane “DER SPIEGEL”, në një analizë të saj ka komentuar punimet e Samitit të Triestes dhe perspektivën e vendeve ballkanike për të qenë pjesë e BE-së. Sipas gazetës gjermane, BE konfirmoi perspektivën e anëtarë- simit të Ballkanit Perëndimor.

Gjermania dhe shtete të tjera drejtuese të BE-së këmbëngulin për një përafrim të mëtejshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit me Bashkimin Europian. E ardhmja e këtyre vendeve është në BE, sipas deklaratës finale të Samitit që mblodhi bashkë në Trieste të mërkurën përfaqësues të vendeve të BE-së dhe Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës.

Qëllimi është për të zbutur konfliktet tradicionale midis gjashtë vendeve përmes një bashkëpunimi më të thellë ekonomik. Konkretisht, kjo do të arrihet përmes financimit të ndërtimit të autostradave dhe tubacioneve të gazit, si edhe standardizimit të rregullave doganore.

Të gjitha vendet që morën pjesë kanë aplikuar për anëtarësim në BE. Nga ana e BE-së morën pjesë në këtë Samit Gjermania, Italia, Franca dhe Austria. Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, u shpreh se “Ne duhet t’i shtrijmë dorën tonë rajonit”. Ministri i Jashtëm gjerman, Sebastian Kurz, theksoi se rajoni ka një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, stabiliteti dhe zhvillimi pozitiv në këto vende është shumë i rëndësishëm (determinues).

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi menjëherë para fillimit të Samitit se vendet e rajonit duhet të jenë në gjendje të zhvillohen për të ecur gradualisht drejt BE-së. “Stabiliteti politik në këtë rajon, është stabilitet edhe për ne”, theksoi ajo.

TENDENCAT NACIONALISTE

Bashkimi Europian ka humbur kohët e fundit në këtë rajon shkëlqimin e tij dhe fuqinë tërheqëse, ndërsa Turqia dhe Arabia Saudite kanë intensifikuar përpjekjet e tyre drejt myslimanëve të Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë. Rajoni i Ballkanit, sipas Dusan Reljic, ekspert i Ballkanit në Institutin Gjerman për Çështjet e Sigurisë (SWP), është goditur veçanërisht fort nga kriza e Eurozonës dhe e borxheve, fakt që nuk është konsideruar seriozisht nga BE.

Ndryshe nga vendet e BE-së, vendet e Ballkanit nuk marrin asnjë ndihmë, dhe borxhet e tyre sovrane janë jashtëzakonisht të larta. Në të njëjtën kohë, bankat italiane, austriake, franceze, greke dhe gjermane kontrollojnë 90% të kapitalit të bankave në rajonfakt që përforcon më tepër tendencat nacionaliste në rajon.

Valbona Zeneli nga “George Marshall”, Qendra Europiane për Studimet e Sigurisë thotë se papunësia në rajon është aq e lartë, sa shumë njerëz largohen nga vendet e rajonit drejt Europës Veriore.

“Nëse nuk vjen BEja në Ballkanin Perëndimor, atëherë do të shkojnë të rinjtë e rajonit në vendet e BE-së”. Kjo gjë u paralajmërua edhe nga ministri Roth në Trieste. Jehona e njëzëshme (unanime) në Trieste ishte se vendet e BE-së duhet t’i kushtojnë më tepër vëmendje rajonit. Vëmendja e lartë e demonstruar nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti francez dërgojnë një mesazh pozitiv për rajonin në këtë drejtim. Seria e konferencave të Ballkanit Perëndimor ka filluar tradicionin në vitin 2014, me nismë të Qeverisë Federale Gjermane.

1

Share.

About Author

Leave A Reply