Deputetët që nuk votuan Vettingun

0

Në fund të javës së kaluar, Parlamenti Shqiptar, mori një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj legjislature, duke miratuar në bllok 27 anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve u është besuar shembja e drejtësisë aktuale, përmes identifikimit dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Nën presionin e fortë amerikan dhe evropian, disa politikanë gëlltitën të gjitha mallkimet dhe përbetimet kundër Vetingut, duke votuar të heshtur për anëtarët e përzgjedhur nga komisionet parlamentare, pra për zbatimin e Vetingut. Votimi i së shumës shënon zyrtarisht nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa hap rrugën edhe për ngritjen e organeve të reja anti-korrupsion, të cilat do të kryejnë Vetingun e politikës.

Megjithatë, nga 139 ligjvënës (një deputet është ndarë nga jeta), 39 deputetë të Parlamentit bojkotuan votimin, abstenuan ose votuan kundra listës. Disa nga deputetët ishin në pamundësi për të marrë pjesë në seancën plenare, për shkak të angazhimit në fushatën elektorale. Por, shumica e ligjvënësve në fjalë, duket se e bojkotuan qëllimisht seancën, duke u pozicionuar në këtë mënyrë kundër Vetingut dhe 27 njerëzve që do ta zbatojnë atë.

Nga procesverbali i votimit, rezulton se, të gjithë deputetë e PDIU nuk kanë marrë pjesë në votim. Omer Mano, Aqif Rakipi, Tahir Muhedini dhe Shpëtim Idrizi, përfaqësues të PDIU në Parlament, rezultojnë se nuk kanë bojkotuar votimin. Edhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka bojkotuar votimin për zbatimin e ligjit të Vetingut. Në votim nuk kanë marrë pjesë as deputetët Tom Doshi, Mirela Ferracaku, Nard Ndoka dhe Eduard Ndocaj.

Lista vijon me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e ka sulmuar më shumë se askush tjetër ligjin e Vetingut dhe hartuesit e tij. Pavarësisht vendimit të grupit të PD për të mbështetur listën, Berisha nuk mori pjesë në votimin e anëtarëve të organeve të Vetingut, duke theksuar deri në fund pozicionin e tij kundër Vetingut.

Nëse mungesa e deputetes Jorida Tabaku, për shembull, ishte e justifikueshme, për shkak se sapo është bërë nënë, në sy bie bojkoti i votimit nga dy ish-ministra të qeverisë ‘Berisha’, Arben Imami dhe Genc Ruli, të cilëve Lulzim Basha vendosi t’u ndërpresë karrierën politike. Ndërkaq, dy eksponentë të tjerë të PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, morën pjesë në seancë, por votuan kundra.

Nëntë deputetë të PS dhe gjashtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë votuar për listën e anëtarëve të Vetingut. Në radhët e PS nuk morën pjesë në votim pikërisht kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj si dhe deputetët Mira Sheu, Vladimir Kosta, Parid Cara, Fatmir Toçi, Shkëlqim Troplini, Arta Dade dhe Olta Xhaçka. Nga deputetët e LSI, nuk morën pjesë në votim Monika Kryemadhi, Përparim Spahiu, Vangjel Tavo, Agron Çela etj.

Deputetët që bojkotuan dhe votuan kundër listës së Vetingut 
Sali Berisha, PD
Arben Imami, PD
Genc Ruli, PD
Eduard Selami, PD
Luçiano Boçi, PD
Keltis Kruja, PD
Gerti Bogani, PD
Jorida Tabaku, PD
Mimoza Hajdarmataj, PD
Jozefina Topalli, PD, votë kundra
Astrit Patozi, PD, votë kundra
Mira Sheu, PS
Vladimir Kosta, PS
Parid Cara, PS
Fatmir Toçi, PS
Shkëlqim Troplini, PS
Arta Dade, PS, PS
Fatmir Xhafaj, PS
Olta Xhaçka, PS
Monika Kryemadhi, LSI
Përparim Spahiu, LSI
Kejdi Mehmetaj, LSI
Vangjel Tavo, LSI
Petrit Gjoni, LSI
Agron Çela, LSI
Omer Mano, PDIU
Aqif Rakipi, PDIU
Tahir Muhedini, PDIU
Shpëtim Idrizi, PDIU
Ben Blushi
Tom Doshi
Mirela Ferracaku
Nard Ndoka
Eduard Ndocaj

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.