Depresioni është sëmundje e vështirë për t’u diagnostikuar, por mund të mjekohet

0

Nga dr. Miranda Shehu Xhilaga

Kjo eshte nje nga gazetaret me te talentuara te kanalit televiziv 10 te Australise. Quhet Charmaine Dragun.

Eshte kolegia e Arlinda Canaj, ose me mire ishin kolege ne ane te kunderta te globit. Charmaine kishte nje partner qe e donte shume, nje karriere qe kishte qiellin limit, nje rroge te madhe, nje shtepi luksoze, e gjithe jeten perpara saj.

Por te gjitha keto nuk e ndaluan te vetevritej duke u hedhur nga nje shkemb ne buze te detit e tiu jepte keshtu fund 10 viteve te jetes se saj ne mjekim per depression. Ne letren e saj lene te shoqit ajo shkruan: I dashur, me fal per kete qe po bej. Nuk eshte faji i askujt por imi. Nuk i luftoj dot me mendimet e mia…

Charmaine sapo kishte ndryshuar mjekimin. Mjeket keshillojne nje pushim prej dy ditesh ketu ne menyre qe trupi te shkarkohet nga mjekimi i pare, per te filluar te dytin. Por ne fakt Charmaine duhet te ishte diagnostikuar me sindromin bipolar e jo me depression, ose me bipolarin plus depresionit. Mjeket e kishin keshilluar Charmaine te telefononte sa here nuk do te ndihej mire gjate ketij procesi por ajo zgjodhi heshtjen. Ishte lodhur.

Cili eshte mesazhi im ketu?

Semundjet mendore e sidomos depresioni jane semundje te veshtira per tu diagnostikuar, por mund te mjekohen. Depresioni eshte nje mungese ekuilibri i susbstancave kimike cliruar ne tru, mund te kete natyre familiare, mund te ndikohet nga kushtet e mjedisit dhe rendon me shume disa individe pesimiste nga natyra. Persistenca e disa faktoreve negative jetesore krijon premise per prekjen nga depresioni.

Njerezit e renduar nga jeta,me nje semundje mendore a tjeter, i kemi perreth. Divorcet jane shtrati i bute i depresionit e infarktit te miokardit. Nenat e reja, ca prej tyre, per nje aresye a tjeter, kalojne depression pas lindjes, post-natal depression, dhe nuk jane ne gjendje as te shtrengojne femijet e tyre ne gji e kane kaq shume nevoje per kujdes e ndihme. Te rinj qe nuk e gjejne aresyen e egzistences se tyre ne bote e burra e gra te kaluar ne moshe qe kane humbur partneret e tyre, te gjithe te vetmuar, e ca nga ata te predispozuar per depression, ankth e te tjera semundje mendore.

Te mos behemi nje shoqeri injorante e cinike, pa sy e veshe, pa zemer e pa nje minute per tjetrin. Ti hapim zemrat, ato in-boxet qe perdoren per budallalleqe, ti perdorim per nje fjale te mire, statuset, per nje fjale te mire; bisedat ne kafene, per nje fjale te mire. Gjerat ndryshojne vetem nese behemi kampione te ceshtjeve qe na shqetesojne! Te semuret mendore nuk jane leproze! Ata jane shpesh njerez te ndjeshem qe nuk e perballojne dot dhimbjen, farsen, ironine e fatit, jeten e perditeshme qe ne te tjereve na vjen aq e lehte.

Arlinda Canaj ndoshta do te kishte vendosur ti jepte fund jetes edhe po ti kish patur te gjitha. Si Charmaine. Ne fakt Arlinda i kishte te gjitha. Ajo kishte nje zemer te madhe, sic shprehen miqte e saj, nje karakter te palekundur dhe nje talent te rralle. Eshte detyra jone qe nje ngjarje te tille kaq te trishte, nje ikje te parakoheshme, ta kthejme ne dicka positive, per te parandaluar ikjen e shume Arlindave. Por nese asnje nga ne nuk behet kampion i asnjeres nga keto gjera qe na shqetesojne, atehere te presesh qe gjerat te ndryshojne vetevetiu eshte tamam per te qeshur!

Ju mund te mendoni se ideja qe parashtroj une eshte edhe me shume per te qeshur por iu siguroj se ne vende te tjera forca e komunitetit eshte kolosale, aq e madhe sa ben te ndryshoje sistemi shendetesor…dhe e di pse? Sepse sherbimi shendetesor eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut!

Eshte ngritur ndonjehere nje grup prej nje milion shqipetaresh te beje nje kerkese e firmose nje peticion e ti ulet tek pragu Ministrit te Shendetesise per te gjitha problemet qe vijme ne kontakt cdo dite? Jo! Turmat shqipe kane vetem nje mision: te ulurasin vetem per ate qe kush te ulet ne karrige e kush te zbrese nga ajo.

Keshilla ime modeste per te reduktuar shenjat e depresionit eshte:

1.Ushtrime fizike sistematike; te pakten tre here ne jave nga tridhjete minuta.
2. Gjume- te pakten 8 ore gjume ne nate
3. Nje diete e ekuilibruar eshte shumee rendesishme
4. Ndalim i alkolit per aresye se alkoli eshte nje substance depresionuese.
5. Takim me mjekun e familjes per nje diskutim rreth shenjave dhe pastaj psikiatrin e psikologun.
6. Mos pranoni mjekim me sedative, barna qe ju vene ne gjume!
7. Ne se gjindet ne gjendje ankthi or i/e mbytur ne mendime negative te pamenaxhueshme, telefono nje pjesetar te familjes, nje mik a shok dhe trego se cfare ndjen.

Depresioni eshte nje semundje e vertete dhe cdonjeri nga ne meriton ndihme. Me nje diagnoze te sakte e mjekim ne kohe shume individe sherohen nga kjo semundje. Prandaj mos e lini kete semundje t’iu vere poshte.

Share.

About Author

Leave A Reply