Delvinë : Ndalohet oficeri i policisë që dekonspironte operacionet

0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një punonjës policie, i cili informonte kultivuesit dhe trafikantët e drogës për operacionet.

I arrestuari është N/Komisar Shpëtim Kripa 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës.

Nga përgjimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se Shpëtim Kripa në disa raste ka bashkëpunuar me persona të dyshuar për kultivim, magazinim dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës.

32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër drogës.

Burime të REPORT TV nga Ministria e Brendshme sqaruan se Shpëtim Kripa ishte në përgjim dhe në disa aksione të Policisë në zonë, ai ka lajmëruar personat që dyshohet se merreshin me kultivimin e kanabisit dhe e ruanin drogën në magazina.

Shpëtim Kripa akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që vazhdojnë hetimet nëse ka punonjës të tjerë të komisariatit të Delvinës, të cilët po hetohen nëse kanë lidhje me 32-vjeçarin.

SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.