Debate të ashpra për shqipen në parlamentin Maqedon

0

Gjuha shqipe vijon të mbetet “mollë sherri” mes politikanëve në Maqedoni. Debate të forta janë zhvilluar sot në Komisionin për Sistemin Politik, prej ku ligji për shqipen kaloi leximin e parë, me 9 vota pro dhe 6 kundër.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski, ka deklaruar se ligji për shqipen çon drejt federalizmit, shtetit dygjuhësor dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa ka kërkuar konsensus për kalimin e këtij ligji. Deputeti shqiptar në Maqedoni, Afrim Gashi, tha se partitë u morën vesh për diçka tjetër në janar, ndërsa tani po hartojnë diçka tjetër.

Ndëkohë, i njëjti ligj tani do të dërgohet në seancë plenare për leximin e parë, ku e pret debat tre ditorë.

Share.

About Author

Leave A Reply