DASHMIR ZAÇE – NJË RILINDËS I KOHËS SONË

0

Një libër për Dashmir Zaçen, mësuesin që hapi më 7 mars 2001 epokë në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve në Selanik dhe në tërë Greqinë.
Libri me rreth 500 faqe dhe rreth 250 fotografi përcjell punën e jashtëzakonshme të mësuesve vullnetarë të gjuhës shqipe, mësues të panjohur ligjërisht nga shteti shqiptar, të pambështetur materialisht dhe moralisht, pas asnjë vlerësim nga presidenti tash 16 vjet nga dita e parë e hapjes së shkollës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Mbase, pas librave “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës dhe “Shkolla shqipe e Selanikut” SHTETI DHE SHOQËRIA SHQIPTARE do ta ndalë vëmendjen për ta ngritur mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë në rrugë institucionale duke e bërë pjesë integrale të shkollës shqipe në Shqipëri.
Libri është një homazh për Dashmir Zaçen, këtë NJERI me germa kapitale dhe një vlerësim për gjithë mësuesit vullnetarë të gjuhës shqipe në Greqi!
Libri do të dalë në qarkullim më 26 shtator 2017, në përvjetorin e ikjes së Dashmir Zaçes.

A.bdurahim Ashiku

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.